“E kam mbyllur..”, Anjeza Shahini flet për largimin nga muzika

Oct 9, 2019 | 13:01
SHPËRNDAJE

Ajo është një nga zërat më brilantë të skenës shqiptare. Sa herë që është shfaqur në skenë dhe ka performuar, asnjëherë nuk kaë munguar duartrokitjet për artisten dhe këngëtaren Anjeza Shahini.

Por jeta në Angli e ka larguar pak nga të performuarit në skenë. Ajo dhe bashkëshorti Paul Edëard Conolly janë bërë prindër të një vajze, Tori e cila e zhvendosi jetën e Anjezas në një tjetër plan, atë të nënës.

Kështu ndryshimet në planin personal i kanë zënë vendin atij profesional.

Vetëm dy ditë më parë ajo përmes një postimi në ‘Instagram’, duke ndarë një video nga dalja e saj e fundit në një skenë shqiptare u shpreh se ishte e lumtur që konkurrimet në festivale i kishte mbyllur me këngë dhe plot energji dhe ngjyra.

Menjëherë pas këtij postimi u aludua se këngëtarja do të largohej përfundimisht nga muzika dhe nga të kënduarit. Këtë gjë e përgënjeshtroi Anjeza duke thënë:

“Hey të dashtun, si shpeshherë pasi postoj diçka, më duhet ta pasoj me një postim sqarimi. Në postin tim të mëparshëm shkrova që ekam mbyllur me festivalet. Nuk mendova se ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht do vazhdoj të këndojë. Dashtë Zoti na e bën mbarë…”.

Dhe më pas ajo bëri një sqarim tjetër duke shtuar: “Ah sorry vetë – korrigjohem.  Konkurrimet doja të thoja, se festivalet jo domosdoshmërisht janë konkurruese. Ika tani, nuk po ju mërzis më. Me kismet shihemi nga fundjava”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura