“E kam mbajtur me gjithë të mirat”, 22-vjeçarja tronditi me historinë e dhunës barbare, burri e mohon: Doja të mos vishej ekstravagante, e ngacmonin…

May 27, 2020 | 16:47
SHPËRNDAJE

Historia e djeshme e nënës së 3 fëmijëve është kthyer sërish në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”. deklaratave dhe denoncimit të dhunës ndaj saj, nga ish-bashkëshorti, 22-vjeçarja ka rrëfyer për publikun gjithë peripecitë dhe kalvarin e vuajtjeve, të cilat e kishin zanafillën në moshë shumë të vogël, kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe.

Menjëherë pas emisionit kanë reaguar shoqata të ndryshme të cilat janë shprehur të indinjuar dhe kanë pohuar se do t’i vijnë në ndihmë 22-vjeçares. Një nga këto shoqata është edhe Qendra e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, e cila ka reaguar në mënyrë të menjëhershme dhe ka realizuar një takim me 22-vjeçaren. Pjesë e emisionit është bërë dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ndërkohë, dy bashkëshortët u përballën live me njëri-tjetrin, ndërsa dhanë dy versione të kundërta për ngjarjet në fjalë.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi denoncon me forcë dhunën ndaj gruas dhe nxit strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë të nisin menjëherë hetimet për rastin e znj. Sibora A., e cila me shumë kurajo dëshmoi për dhunë sistematike fizike, psikologjike e seksuale ndaj personit të saj, në emisionin e Zemër të hapur në Neës24, nga një sërë personash.Zbardhja e plotë dhe e shpejtë e rrethanave ndaj dhunës ç’njerëzore ndaj gruas, të dhunës në familje e pasojave të më pasme, duke marrë çdo informacion, indicie e dokumentim për rastin është me interes të lartë publik. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Tiranë duhet të interesohen sa më shpejt për çështjen e Znj. Sibora A., pasi kanë një sërë detyrimesh në lidhje me këtë rast të ekspozuar, që rrjedhin nga zbatimi i konventave dhe ligjeve për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Sipas dëshmive publike të Znj.Sibora kemi të bëjmë me dhunim të integritetit të saj fizik, moral, psikologjik, seksual, social dhe ekonomik të një gruaje përgjatë një dekade dhe si pasojë nevojitet një përkujdesje psikologjike, sociale dhe ekonomike nga një sërë institucionesh. Gjithashtu një përkujdesje tepër të veçantë kërkojnë edhe tre fëmijët e Znj.Sibora. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e konsideron shkeljen flagrante të dinjitetit të personit si një vepër penale që duhet marrë dënimin e merituar, njëkohësisht duke i garantuar viktimës dhe fëmijëve të saj të gjitha kushtet dinjitoze, në zbatim të ligjeve në fuqi.”, thuhet në reagimin e Komisionierit për mbrotjen nga Diskriminimi.

Ndërkohë, një tjetër version shumë të ndryshëm nga 22-vjeçarja ka mbrojtur bashkëshorti i saj, i cili theksoi se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj saj. Ai theksoi se do të kujdeset për fëmijët e tij sa të jetë gjallë.

“Unë e kam mbajtur me gjithë të mirat. Unë vjehrrën e kam respektuar edhe vazhdoj ta respektoj. Sibores nuk i ka munguar asgjë, unë nuk dua të përfundojnë fëmijët e mi nëpër institucione. Unë jam gjallë edhe do kujdesem për fëmijët e mi. Nuk jam i sëmur mendor unë nuk kam ushtruar kurrë dhunë ndaj saj, e çoni Siborën ku të doni dhe le ta verifikojnë nëse unë i kam ushtruar dhunë asaj. Por unë kam marr edhe kredi për të rritur ata fëmijë. Konflikti jonë ka nisur për shkak të një zënke midis nesh pasi djali im i madh 6 vjeç më tha që një ditë më parë atë e kishin ngacmuar disa çuna. Edhe veshja e saj mu duk shumë ekstravagante edhe i kërkova që mos të vishej ashtu. Unë e kam krijuar jetën me Siborën kur ajo ishte 14 vjeç. Unë e kam kërkuar në shtëpi te nëna e saj, duke ua ditur hallet që i kishin të shumta. Pas disa ditësh ne shkuam me dajën edhe mamin për t’i kërkuar dorën. Aty na pritën në familje ne atë ditë ne i çuam unazën në gisht. Unë doja ta merrja të vogël për ta rritur vet sipas huqeve të mia. Ajo ndoshta është mërzitur me mua por unë dhunë nuk kam ushtruar kurrë. Nuk e di pse ka ikur. Unë nuk kam ngritur kurrë dorën. Unë kam ardhur nga Gjermania edhe të gjitha të ardhurat e mia ja kam vënë dispozicion bashkëshortes.”, tha ai për emisionin.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij akuzoi live të shoqin se apo po mashtronte dhe se fëmijët e tyre nuk kishin çfarë të hanin.
“Ai po thotë shumë gënjeshtra. Ai bukën që do hanin fëmijët edhe unë e sillte në orën 10 të natës. Ai më çonte natën dhe më thoshte që: çohu më shërbe mua me të gjitha. Kam katër muaj që shkoj e iki nga Altini, por ai mund të thotë shumë gënjeshtra. Unë kam shumë për të thënë, dasmën e kemi bërë në mars, edhe ai e bëri për të qenë i vendosur edhe të më kishte përfundimisht. Unë kam ikur për herë të fundit para dy muajsh. Kam një vit që jetojë në Tiranë. Por dy muaj kam që ika nga ai. Unë po kërkoj ndihmë. Ai është penduar por është shumë vonë. Gabimi im është që unë nuk e kam denoncuar.”, tha ajo.

Ndërkohë, pjesë e emisionit është bërë dhe vjehrra e 22-vjeçares, e cila pohoi se djali i saj sillej mirë me nusen. Ajo tha se Siborën e kishte marrë nuse në atë shtëpi në moshën 12 vjeçare, edhe pse nuk e dinte në të vërtetë që ishte aq.

“Ne Siborën e kemi trajtuar shumë mirë, mua nuk më pëlqen si po e trajtoni aty. Burrin e ka të shkëlqyer, të vini të pyesni për Altinin sepse atë e njohin kudo në Berat e kudo. 12 vjeçe e kemi marr ne Siborën. Nëna e saj nuk ma tha këtë që ajo ishte 12 vjeçe. Ne i çuam një unazë. 14-vjeçe e kam dhënë edhe unë vajzën. Çfarë ka këtu për këtë?! Unë nuk e dija që ajo ishte 12 vjeçe, ashtu janë martuar të gjithë. Mos më tregoni mua turpin. Unë nuk e mora me pahir. Unë Siborën e kam mbajtur me gjithçka. Ndihmoheni, por jo ta bëni këtë.”, tha vjehrra.

 Lexo edhe:

E martuan që 12-vjeç/ Historia e dhimbshme e nënës me tre fëmijë që vetëm dhunohet nga burri: Sharje nga nëna, grushte e goditje me thikë në mes të natës. Vjehrra më detyroi që…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura