“E kam akoma unazën”- A është në një lidhje Anxhela Peristeri? Këngëtarja: Pyetje 1 milionë dollarëshe

Jul 3, 2020 | 13:56
SHPËRNDAJE

Anxhela Peristeri e ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes së mediave.

Në çdo intervistë këngëtarja e shmang këtë pyetje dhe heziton të japë një përgjigje që të sqarojë statusin e saj të marrëdhënies.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo e konsideroi pyetje 1 milionë dollar që nuk i përgjigjet kurrë.

Anxhela theksoi se nuk dëshiron që të flasë për jetën private, duke u shpreh se do tregojë nëse është në një lidhje kur të vijë momenti i duhur.

“Pyetje 1 milion dollarëshe që nuk i përgjigjem kurrë. Nuk e kam shumë qejf që jetën private ta bëj publike. Do ta bëj publike kur duhet bërë,”- tha ajo.

Megjithatë ajo la të nënkuptohet se është dikush në jetën e saj.

Këngëtarja tregoi unazën e saj të shumëpërfolur, duke thënë se e ka akoma në gisht.

“Je e dashuruar?”- u pyet ajo.

“Jam mirë, e kam akoma këtë unazën,”- shtoi Anxhela Peristeri.

Unaza e këngëtares u diskutua shumë gjatë ditëlindjes së saj dhe për sa kohë që ajo vazhdon ta mbajë akoma në gisht, kjo nënkupton se dhuruesi është në krah të Anxhelës.

/Panoramaplus.al

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura