E kallëzoi për shpërdorim detyre, gjyqtari padit avokatin për fyerje

Jul 20, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Erjon Bani, është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ishte avokati Detar Hysi, i cili ka depozituar në Prokurori kallëzimin për Banin.fax1

Sipas tij, Bani ka refuzuar të heqë dorë nga një çështje gjyqësore ku kërkohet ulja e dënimit për një shtetas, të identifikuar me inicialet A.B..

Ndërkohë, gjykatësi Erion Bani menjëherë pas seancës gjyqësore i është drejtuar prokurorisë së Durrësit ku ka kallëzuar penalisht avokatin Detar Hysi. Ai kërkon dënimin e Avokatit për fyerje te trupës gjykuese.

Ai i është drejtuar edhe Dhomës Kombëtaret të Avokatisë për procedim disiplinor me qëllim hejqen e licenses dhe heqjen e ushtrimit të veprimtarisë së avokatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura