“E ka marrë vesh gjithë Vlora që e bllokon Ilir Meta”/ Edi Rama sulmon presidentin: S’kemi dashur të bëjmë…

Jan 4, 2021 | 13:24
SHPËRNDAJE

Nga Vlora, ku inspektoi bashkë me kryebashkiakun Leli rrugën turistike që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin, kryeministri Rama sulmoi presidentin Meta.

Ai u shpreh se që nga nëntori presin plotfuqinë e kreut të shtetit lidhur me një fond saudit që sipas Ramës është bllokuar, në mungesë të autorizimit formal të presidentit.

“Tani ne skemi dashur të bëjmë debat publik për këtë. Por është fakt, kemi që nga fillimi i nëntorit që presim plotfuqinë. Një autorizim formal i presidentit pasi kemi bërë të gjithë negociatën me fondin saudit. Është bllokim total. Sepse në momentin që nuk i jepet plotfuqia ne nuk e materializojmë dot.

Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime.  Tani jemi në bllokadë. Skam dashur ta bëj zhurmë këtë punë, por tani e ka marrë vesh gjithë Vlora që e bllokon Ilir Meta. Unë nuk e di çfarë ka, ose e di çfarë ka por s’dua të merrem, dua thjesht të bëhet kjo punë se është një bllokim absurd i projektit”, u shpreh Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura