“E ka kthyer Presidencën në një prej selive të opozitës”, Balla ironi me Metën: ‘Besëlikja’ me ‘Republikën e Re’ bashkë janë…

Mar 2, 2020 | 12:37
SHPËRNDAJE

balla ne k

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka komentuar manifestimin e thirrur të hënë pasdite nga kreu i shtetit Ilir Meta, duke e ironizuar si “besëlikja”, atë që presidenti e quan besëlidhje me shqiptarët kundër grushtit të shtetit për të cilën akuzon qeverinë.

Ditën e votimit të reformës në drejtësi në parlament, Balla e ka kujtuar si ditën kur u lidh “një aleancë e pështirë”

 

 

“me kokën poshtë e dorën lart e votuan reformën në drejtësi, por kanë qenë shumë aktiv më pas për të penguar cuarjen përpara të reformës në drejtësi. Ndaj edhe besëlikja me republikën e re bashkë janë sot në të njëjtin front për të penguar e dëmtuar ecjen para
të reformës. I them të dyja se janë të ndërlidhura me njëra- tjetrën.

Lidhur me manifestimin sot pasdite, Balla u shpreh se “cdo lloj prot e manifestimi kundër reformës në drejtësi, as që ka për t’ja arritur kurrë ndonjëherë ta ndalë këtë zhvillim të rëndësishëm të hitorisë së re, për këtë të jenë të sigurt edhe ndonjë lejfen që vjen këtu e merr fjalën si zëdhënës i manifestimit të besëlikes, e po i them as shtangist, boksier as kushdo tjetër, as gjysha e mikut tim Bes Kallakut se di cfarë është reforma në drejtësi e si mund të cohët para reforma në drejtësi jo për këtë dekadë, që kemi nisur por për më shumë se kaq’.

Duke folur për negociatat e vendit, kur sot pritet që Komisioni Europian të dalë me raport për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Balla nënvizoi:

“Në këtë ditë të njëjtët politikanë të establishmentit të vjetër përpiqen të dëmtojnë sa kanë mundësi imazhin e një vendi.

Të thuash që sot Shqipëria është në një grusht shteti, është jo qesharaka e futja kot, por shprehje e një gjendje të rëndë psikologjike, që ne e kemi paralajmëruar 4 vite më parë. Presidenti e ka humbur prej shumë kohësh të drejtën për të qenë përfaqësuesi i unitetit, ka zbritur në terrenin ku prej kohësh ka qenë, e ka kthyer Presidencën në një prej selive të opozitës, kjo është zgjedhje e tij, është në të mirë që ta legalizojë këtë sjellje kundër institucionit të presidentit. Ilir Meta mund të jetë një prej katërshes drejtuese të opozitës, por kurrsesi presidenti i republikës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura