E izoluar në shtëpi me vajzën, Rudina Hajdari rrëfen ditët e karantinës larg bashkëshortit dhe pasionin për gatimin

| 10:30
SHPËRNDAJE
 

rudina hajdari nga izolimi

Deputetja Rudina Hajdari po i kalon këto ditë të vështira për vendin në karantinë bashkë me vajzën e saj Sihana. Kurse bashkëshorti i saj ndodhet në Amerikë dhe është izoluar atje për shkak të punës. E ftuar përmes “Skype” në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ajo tregoi ndër të tjera se për të, gatimi paska qenë një pasion i fshehur.

“Jam në shtëpi e izoluar. Kemi dy javë që jemi në shtëpi bashkë me vajzën. Ditë pas dite jemi mësuar të krijojmë rutinën që mos të na shkojë dita kot. Unë jam e angazhuar me punët e mia. Jam e angazhuar me vajzën e cila ka pjesën e vetë. Bëjmë aktivitete të ndryshme me vajzën që dhe ajo të mos mërzitet. Bashkëshorti im është në Amerikë, ku dhe është izoluar. Vajza flet me të atin dhe me gjyshërit në telefon. Jemi duke e ndjekur situatën që po kalojnë të gjithë, armiku që na ka dale përpara nuk do tja dijë për askënd. Sapo kam gatuar, kam gatuar pilaf me pulë me erëza dhe perime të ziera që vajza të ushqehet me proteina. Mundohemi të mos hamë shumë. Gatimi është si detyrim këto ditë dhe mundohem të gatuaj me vajzën që ta shijojmë më shumë”.

Rudina-Hajdari-deklaratë-një-ditë-pasi-u-shpall-kryetare-e-grupit-parlamentar-të-PD-së-përmes-Facebook-ut

Teksa ka komentuar masat shtrënguese të qeverisë, Hajdari i cilësoi ato të rrepta por të duhura.

5ce041f37994frudina2-640x427

hajdari rudina rudina hajdari hajdari rudina hajdari rudina hajdari1

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.