“E izoluam, oficerët mund të vriteshin”- Policia e Teksasit kritikohet për vonesën e ndërhyrjes në masakrën me 21 viktima. Ekspertët: E neveritshme!

May 27, 2022 | 16:51
SHPËRNDAJE

Policët e Teksasit kanë deklarur për mediat amerikane se ata nuk nxituan menjëherë për të arrestuar agresorin i cili vrau 21 persona në një shkollë fillore, mes të cilëve 19 fëmijë. Madje ata pohuan se u sugjerua mbyllja e personit të armatosur në një klasë për ta zënë në kurth.

nenkoloneli

Nënkoloneli i Departamentit të Sigurisë, Chris Olivarez bëri komente befasuese gjatë një interviste të dhënë për CNN mbrëmjen e të enjtes.

Olivarez tha se oficerët e parë që iu përgjigjën të shtënave u tërhoqën pasi agresori Salvador Ramos qëlloi mbi ta me një armë AR-15 dhe u desh ardhja e ekipit të SWAT pas një ore për ta neutralizuar. Në ndërkohë autori u mbyll në një klasë ku theri me thikë 19 fëmijë dhe 2 mësuesit e rritur.

“Duke u bazuar në praktikat më të mira aktuale, a nuk duhet që  togeri dhe oficerit të çaktivizojnë një gjuajtës sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht se sa oficerë janë në vendngjarje?”- e pyeti gazetari nënkolonelin Olivarez

Ai u përgjigj: ‘Në situatën e gjuajtësit aktiv, duhet të ndalohet autori, duhet të ruhet jeta. Por gjithashtu një gjë që, natyrisht, populli amerikan duhet të kuptojë është se oficerët po hynë në atë ndërtesë, ata nuk e dinë se ku është personi i armatosur dhe mund të rrezikojnë jetën. Ata po dëgjonin të shtëna armësh dhe mund të goditeshin”

Më pas ai u duk se u përpoq të merrte meritat se ishte ai që qëlloi mbi personin që kreu sulmin, duke shpëtuar jetë të tjera.

Policia fillimisht tha se personi i armatosur u barrikadua brenda klasës dhe se ata kishin probleme për të hyrë në dhomë. Edhe kur erdhën ekipet e SWAT u desh të pritej një pjesëtar i stafit të shkollës për të sjellë çelësin.

“Në atë moment, nëse ata do të vazhdonin më tej duke mos ditur se ku ishte i dyshuari, ata mund të ishin qëlluar, ata mund të ishin vrarë dhe në atë moment ai person i armatosur do të kishte pasur mundësinë të vriste njerëz të tjerë brenda asaj shkolle.

Kështu që oficerët ishin në gjendje ta mbanin atë person të armatosur brenda asaj klase, në mënyrë që ai të mos ishte në gjendje të shkonte në asnjë pjesë tjetër të shkollës për të kryer ndonjë vrasje tjetër,” shtoi Olivarez.

Ekspertët e kanë kritikuar vendimin për të pritur për kopje rezervë të çelësit si ‘të vjetëruar’ dhe ‘të neveritshëm’.

2

“Të presësh një orë është e neveritshme. Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë, atëherë është një fakt i neveritshëm”, tha për NBC Sean Burke, një oficer në pension nga Massachusetts, i cili tani është president i Këshillit të Avokimit të Sigurisë së Shkollës.

“Nëse keni dikë që mendoni se është i përfshirë në mënyrë aktive në dëmtimin e njerëzve ose në përpjekje për të dëmtuar njerëzit, detyrimi juaj si oficer policie është ta ndaloni menjëherë atë person dhe ta neutralizoni atë kërcënim”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura