E infektuar me koronavirus edhe një foshnje dymuajshe, Manastirliu: Është e shtruar tek Infektivi. Simptoma të rënda edhe tek persona pa patologji të tjera

Jul 2, 2020 | 22:00
SHPËRNDAJE

Një foshnje dymuajshe është infektuar me Covid-19 dhe është  shtruar në spitalin infektiv, pasi ka shfaqur simptoma.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbrëmjen e sotme, në emisionin “Opinion”.

Manastirliu-770x433

Kemi një rast të një fëmije dymuajshe që është shtruar në spitalin pediatrik në shërbimin e infektivit bashkë me të ëmën e vet. I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruar në spitalin infektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij.”, tha ministrja.

Ndërkohë, Manastriliu u shpreh se mosha mesatare e të prekurve nga ky virus në Shqipëri është 45 vjeç, duke shtuar se edhe persona që nuk kanë patologji të tjera, po shfaqin gjendje të rënduar.

Ne jemi në javën e pestë pas rihapjes së madhe. Prisnim që do të kishte një shtim të rasteve. Ka kapërcyer pak pritshmërinë tonë, pasi mendonim se do të kishim shumë më shumë zbatim të rregullave. Fakti që ne nuk kaluam tragjedinë e vendeve të tjera nuk do të thotë që rreziku nuk ekziston. Ajo çfarë ndodhi ishte një relaksim i sjelljes dhe intensifikim i kontakteve që solli rritjen e numrit të rasteve. Ajo që shohim është se ka prekur edhe mosha të reja. Mosha mesatare e të prekurve është ulur dhe është rreth 45 vjeç. Sipas raportimeve të Shërbimit Infektiv, ka raste të pacientëve që janë pa patologji të tjera dhe  kanë simptoma të rënda, janë të rriskuar”, u shpreh Manastriliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura