“E hodhi nga makina dhe shtoi shpejtësinë”, dëshmia e parë për vdekjen e 20-vjeçares shqiptare. Ku po heton policia

Jun 11, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen misterioze të 20-vjeçares shqiptare në Itali.

Ka qenë një shofer ai i cili ka parë këtë ngjarje të rëndë, kur e reja është hedhur nga makina dhe më pas është shtuar shpejtësia.

“Dikush hodhi një person nga makina e tij dhe u arratis”, ka qenë kjo dëshmia e një shoferi që ka alarmuar policinë.

aaa

Mediat italiane kanë raportuar se Anxhela Meçani punonte si prostitutë, dhe policia në këtë pistë po vijon hetimet.

Ndërkohë që janë ngritur dhe disa pikëpyetje të cilat mund të hedhin dritë mbi këtë ngjarje shumë të rëndë.

“Natën e së shtunës hyri në makinën e klientit të gabuar? Apo dikush dëshiron t’i bëjë ata të paguajnë për të? Duket qartë, se ata që e lanë atë e kanë hedhur për të vrarë”, shkruan La Repubblica në raportimin e saj për ngjarjen.

E rrahën dhe e hodhën nga makina, kush është 20-vjeçarja shqiptare që vdiq e vetme në spitalin italian

Një vajzë e re shqiptare e cila jetonte në Itali dhe sipas mediave në vend ajo punonte  si prostitutë, ka vdekur ditën e djeshme, pasi është dhunuar nga persona ende të pa idendifikuar.

Median italiane shkruajnë se ajo është dhunuar në makinë dhe më pas është hedhur në rrugë, kur makina ka qenë në ecje.

polizia stradale incidente autostrada notte-2-3

Kanë qenë dëshmitaret në vendngjarje që kanë lajmëruar policinë, për ngjarjen e rëndë. Mësohet se vajzë e re me orgjinë Shqiptare quhej Anxhela Meçani, 20 vjeçe.

Mjekët kanë konstatuar se ajo ka marrë plagë të rënda nga hedhja që i është bërë në rrugë, por dhe nga të rrahurat që ka pësuar në makinë.

Ajo ka vdekur e vetme në shtratin e spitalit, pasi askush nuk kishte shkruar për tu kujdesur për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura