E hodhi në lumë trupin e kushëririt pas sherrit për 50 euro, i riu pranon krimin: Më zuri paniku, ai nuk kishte vdekur akoma kur…

Jan 21, 2020 | 10:33
SHPËRNDAJE

vrasje-804x380

Musli Morina, 20-vjeçari shqiptar nga Kosova i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij Erion Morina, i të njëjtës moshë që ndodhi natën mes 16 dhe 17 janarit në Calcio të Bergamos në Itali mbetet në burg.

Gjatë marrjes në pyetje që ndodhi mëngjesin e djeshëm, Musli Morina, nën asistimin e avokatit Giovanni Migliorati, pranoi se e kishte goditur viktimën, por gjithashtu shtoi se e bëri atë për ta mbrojtur veten nga një sulm.

Në origjinën e sherrit mes kushërinjve, që më pas degjeneroi në vrasje, raportohet se qëndron çështja ekonomike. Mediat italiane raportojnë se shkak për këtë vrasje ishin 50 ose 100 euro që Erioni i kishte huazuar kushëririt të tij, transmeton Klan Kosova.

Ata ishin në lokal kur filluan të grinden. Të rinjtë kishin marrë drogë, sipas rrëfimit të Musliut. Grindja vazhdoi në rrugë: ishte ora 1.30 dhe vendi ishte gati të mbyllej.

Bazuar në pamjet e kamerave Musliu në banakun e barit e kishte marrë një gotë me të cilën e kishte goditur Erionin në kokë . U përfol edhe për praninë e një thike si armë vrasjeje, por për momentin nuk është gjetur.

Sipas versionit të tij, Musliu e kishte zënë paniku dhe e ka transportuar trupin e kushëririt të tij, i cili ende nuk kishte vdekur, në Naviglio duke e hedhur në lumë ku dyshohet se edhe ka ndërruar jetë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura