“E hëngri ujku”, zbulohet e vërteta e vdekjes së 35-vjeçarit Rrapushi

Jul 1, 2016 | 17:25
SHPËRNDAJE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vlosh të Roskovecit, ku për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar. Karafil Rrapushi, banorë i këtij fshati, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit nga plagët e shkaktuara me armë gjahu.policia-e-fierit-620x383

“Rreth ores 12:15, jemi njoftuar se ne pyllin e fshatit Vlosh, Rroskovec, Fier, ujku kishte ngrene nje person, i  cili me pas kishte gjetur vdekjen. Menjehere me marrjen e njoftimit eshte formuar grupi hetimor dhe ka filluar kryerja e veprimeve proceduriale ne pyllin e fshatit Vlosh, nga ku ka rezultuar se ka gjetur vdekjen shtetasi Karafil Rrapushi. Ky person ka gjetur vdekjen per aresye se eshte qelluar me arme gjahu teke nga djali i tij 8 vjecar shtetasi F. Rr.”, njofton Policia e Fierit.

Nga hetime e deritanishme rezulton se 35-vjeçari bashkë me djalin e tij, 8 vjeç, kishin shkuar në pyll për të mbledhur bimë medicinale. Por, në një moment kur Rrapushi ka lënë armën e gjahut në tokë, djali i tij ka shkrepur armën në mënyrë aksidentale duke qëlluar të atin në kraharor. Pas këtij veprimi, djali i mitur fillimisht nuk u ka treguar të vërtetën familjarëve, duke pretenduar se i kishte sulmuar ujku. Më pas në prani të psikologut, ai ka pranuar të vërtetën.

“Shtetasi Karafil Rrapushi ka dale ne pyllin e fshatit per te mbledhur bime medicinale dhe eshte ulur per te pushuar, nderkohe i biri ka marre armen e gjahut dhe ka filluar te luaje dhe pa dashje ka realizuar shkrepjen e cila ka shkaktuar vdekjen e babait të tij. Vete femija 8 vjecar ka njoftuar familjaret per vdekjen e te atit dhe ka sajuar ngjarjen fillimisht me qellim mbulimin e saj nga frika, me pas ka shpjeguar te verteten. Me femijen e mitur po kryhen veprimet ne prezence te psikologut dhe avokatit”, perfundon komunikata e Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura