E habitshme, ndërhyrja e Krotones shtyn debutimin e Kristiano Ronaldos

Aug 3, 2018 | 20:37
SHPËRNDAJE

Shorti i Seria A u ndoq me një vëmendje më të madhe se herët e tjera dhe kjo për faktin se pjesë e këtij kampionati tashmë është edhe Kristiano Ronaldo. Sipas këtij shorti, portugezi do të bëjë debutimin e tij me skuadrën e Juventusit, përballë Kievos së Veronës.

402156_TS_31-07-18_5690682799_

 

Por me sa duket paska disa probleme që e pengojnë këtë debutim. Hetimi i Kievos për shkak të problemeve në bilancet financiare. Kështu Krotone, klubi që pritet ti zëri vendin Kievos në rast dënimi ka bërë kërkesë që dy javët e para që Kievo do jetë ende nën hetim të mos luhen. Kështu do të shtyhej edhe debutimi i Ronaldos në Seria A.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura