E goditi burri me sqepar në kokë, flet gruaja e dhunuar: I thashë të mos qëllonte, kam frikë se…

Jun 18, 2018 | 13:03
SHPËRNDAJE

Antoneta Myrtaj, e cila u dhunua me sqepar nga bashkëshorti i saj Ferik Myrtaj, ka frikë për jetën e saj.

Ajo ka tregouar tmerrin e përjetuar duke shtuar se ishin kalimtarët që e shpëtuan nga dhuna e 65 vjeçarit, i cili kishte pirë.

“Ai kishte pirë. Më kanë shpëtuar kalimtarët. Kisha frikë. Ju luta që të mos më qëllonte. Kam 3 vajza dhe ato më thanë se ai është penduar. Jam konfuze, akoma nuk di se si të veproj ta fal apo ta lë në burg. Kam frikë se do më vrasë,”-rrëfen Antoneta.

antonjeta_myrtaj

EMRAT/ Krimi në familje shfaqet sërish, burri në Gjirokastër qëllon gruan me sqepar

Një tjetër rast dhunë në familje është shënuar sot në Memaliaj, ku një burr 65 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia në njoftimin e saj bën me dije se  65-vjeçari ka qëlluar me sqepar gruan tij.

sqepar

Njoftimi i policisë

Në pranga u vu Ferik Myrtaj, 65 vjeç pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.

Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura