E goditën sepse iu kundërpërgjigj sharjeve, Lika nuk bën denoncim

Jan 27, 2017 | 10:59
SHPËRNDAJE

Edhe pse u godit nga tifozët gjatë protestës së djeshme në komplekin stërvitor “Skënder Halili”, futbollisti i Tiranës Gilman Lika nuk ka bërë denoncim në polici. Ai thjesht ka sqaruar për forcat e rendit momentin e tensionit që u mbyll shpejt dhe pa pasoja të mëdha.

Tirana tifozet bllokojne stervitjen 3

Lika u përfshi në konflikt me një tifoz pasi ky i fundit filloi të fyente lojtarët. Mesfushori shkodran e kundërshtoi duke i kërkuar llogari dhe në këtë moment disa tifozë të tjerë të irrituar filluan të shanin vetë Likën. Në tension e sipër dhe Lika iu kundërpërgjigj atyre duke i ofenduar dhe në këtë moment tifozët filluan përleshjen fizike me futbollistin. Gjithsesi çdo gjë u mbyll shumë shpejt pasi 3-4 tifozët që po mbanin fjalim para lojtarëve ndërhynë për të ndaluar sherrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura