“E gjithë Shqipëria në kontroll”, FNSH rrethon Sarandën, nisin kërkimet për “Eskobarin e Ballkanit”

Oct 21, 2018 | 20:50
SHPËRNDAJE

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga aksioni i policisë, FNSH ka rrethuar edhe Sarandën.

Sipas informacioneve mësohet se po kryhet një kontroll për të arrestimin e Klemend Balilit, i njohur si “Eskobari i Ballkanit”.

baliliiii

Shumë qytete nga veriu në jug janë në alarm pas pranisë së forcave të shumta RENEA.

Në fokus të policisë është goditja e grupeve kriminale ne trafik drogash e armësh.

balili

Po sot u arrestua edhe i ashtuquajturi “Bosi” i Shijakut, Flamur Avdyli, si dhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura