E gjeti të vetëvrarë në dhomën e tij bashkë me letrën e lamtumirës, flet nëna e 17-vjeçarit që u shantazhua përmes fotove intime në internet

May 21, 2022 | 13:21
SHPËRNDAJE

Një djalë 17-vjeçar u gjet i vetëvrarë pasi ra pre e mashtrimit dhe shantazheve seksuale në internet. FBI thotë se ky është një nga rastet në rritje shqetësuese të ‘shantazhimit’ seksual përmes rrjeteve sociale.

kaliforni

Ryan Last mori një mesazh nga dikush që ai besonte se ishte vajzë. Brenda pak orësh, 17-vjeçari, u gjet i vetëvrarë.

“Dikush e afroi në bisedë virtuale duke u shtirur si vajzë”, tha nëna e tij, Pauline Stuart, për CNN, duke mos mbajtur lotët teksa përshkruante atë që i ndodhi djalit të saj. që do të hynte në kolegj pas mbarimit të shkollës së mesme.

Mashtruesi, duke u prezantuar si një vajzë e re, i dërgoi Ryan-it një foto nudo dhe të njëjtën gjë i kërkoi të bënt dhe Ryan.

Menjëherë pasi Ryan i dërgoi një foto intime të tijën, “krimineli kibernetik” kërkoi 5000 dollarë, duke kërcënuar se do ta bënte publike foton dhe do t’ia dërgonte familjes dhe miqve të Ryan.

Adoleshenti nga Kalifornia, i tha “kriminelit kibernetik” se nuk mund të paguante shumën e plotë dhe në fund iu kërkua 150 dollarë.

Por pasi bëri pagesën e parë nga kursimet që kishte mbledhur për në kolegj, “ata vazhduan të kërkonin gjithnjë e më shumë dhe të bënin shumë presion të vazhdueshëm mbi të”, ka deklaruar nëna e të riut për CNN.

Në atë kohë, Pauline Stuart nuk dinte asgjë nga ajo që po përjetonte djali i saj.

Ajo mësoi detajet pasi hetuesit rindërtuan ngjarjenb që çuan në vdekjen e tij.

Natën e ngjarjes, ajo i kishte thënë “natën e mirë” Ryanit në orën 22:00 dhe tha se e kishte parë të birin si zakonisht të lumtur.

Në orën 2 të mëngjesit, ai kishte kryer aktin ekstrem.

Ryan la një shënim para se të vetëvritej, ku përshkruante se sa i turpëruar ishte për veten dhe familjen.

“Ai me të vërtetë, ka menduar në atë kohë se nuk kishte një mënyrë për ta kaluar këtë gjë nëse ato foto do të postoheshin në internet,” tha Pauline.

“Shënimi i tij tregoi se ai ishte absolutisht i tmerruar. Asnjë fëmijë nuk duhet të ketë kaq frikë”, thotë nëna e tij.

Sipas autoriteteve, ka pasur mbi 18,000 ankesa të lidhura me shantazhin seksual në internet në vitin 2021.

FBI thotë se përdorimi i pornografisë së fëmijëve nga kriminelët për të joshur të dyshuarit përbën gjithashtu një krim të rëndë.

Hetimi për rastin e Ryan është duke vazhduar, thonë Stuart dhe FBI për CNN.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura