E gjejnë banesën të shndërruar në skenë orgjie dhe të shkatërruar (FOTO/VIDEO)

May 1, 2015 | 8:01
SHPËRNDAJE

Mark dhe Star King, nga Calgary i Kanadasë, menduan se do të merrnin ca para më shumë në fundmuaj duke i lënë me qera shtëpinë e tyre katër të rriturve për pak ditë, të cilët u thanë se do të merrnin pjesë në një dasmë aty pranë.

Pamje nga banesa e çiftit

Por urinë, spermë dhe të vjella ishin çfarë ata gjetën më pas në shtëpinë e tyre, të cilën e kishin dhënë me qera përmes internetit. Dëshmitarët thanë se skena ishte ajo e një orgjie personash të droguar.

Çifti tha se pasi dhanë me qera banesën shkuan për të qëndruar me familjen. Por vetëm disa orë pasi dorëzuan çelësat të shtunën në mbrëmje, banesa u shndërrua në ambient festimesh dy-ditore, dhe pjesëmarrësit e dëmtuan banesën aq sa duhen 50,000 stërlina për ta riparuar.

Pamje nga banesa

Ishin fqinjët e banesës që lajmëruan policinë për shkak të zhurmave që vinin prej andej. Personat që morën banesën me qera tashmë do të përballen me akuzat për dëmet e shkaktuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura