E futën në regjimin 41-biss, avokati i Shullazit padi kundër ministrisë së Drejtësisë: Nëse ka pasur kontakte me pjesëtarë të organizatave të tjera kriminale…

Aug 3, 2020 | 11:19
SHPËRNDAJE

Avokati i Emiljani Shullazit, Vladimir Meçi, ashtu sic kishte paralajmëruar në fundjavë, i është drejtuar sot me një ankim Gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsionit, lidhur me vendimin e ministrisë së Drejtësisë për të futur klientin e tij në regjimin 41-biss.

shullazi-800x450-1

“Ne do paraqesim direkt ankimin kundër këtij vendimi të ministrit të drejtësisë dhe për veprimet e administratës së burgut 313 do paraqisim kallëzim penal”, tha ai.

Ndërsa theksoi se nuk kanë në dorë asnjë arsye përse Shullazi është zgjedhur të bëhet pjesë e regjimit 41-biss.

“Kur ministri drejtësisë konstaton se nga ana e sSulllazit ka pasur kontakte me pjestarë të organizatave kriminale të tjera, gjë që e bën SPAK, ne nuk dimë të ketë një procedim ndaj një organizate kriminale der tani fantazëm me të cilën Shullazi ka pasur kontakt.

Janë disa raporte, një i drejtorisë së burgjeve që daton shumë kohë para krijimit të SPAK një i drejtorirsë së policisë të veshura me termin të klasifikuara sekret shtetëror”.

LEXO EDHE

“Makjazh propagandistik, kur kriminaliteti po bën namin…”/ SPAK urdhëroi regjim 41-biss për Emiljano Shullazin, avokati: Vendim abuziv

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura