E futën në bagazh, rrugës i ndalon Policia. Çfarë iu gjet dy burrave në Sarandë që u arrestuan

Oct 23, 2019 | 13:57
SHPËRNDAJE

089ca11a-f97e-43b2-bd93-247dbe200712

Me drogën në thasë, futur në bagazh, ishin nisur ta shisnin, por rrugës i ndalon policia pas informacioneve që kishte marrë se dy persona po lëviznin me këtë mjet dhe kishin drogë. Strukturat e Narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bashkë me Patrullën e Përgjithshme kanë bërë finalizimin e operacionit “Çuka” nëpërmjet informacioneve të marra në rrugë operative. 

Në kuadër të këtij operacioni, në ndjekie e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve proceduariale, Policia ka arreatuar në flagrancë dy shtetasit që ndodheshin në mjet S.H., 47 vjeç dhe J.Xh., 30 vjeç, me banim në Ksamil, si autorë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura