E fundit/ Skënderbeu merr Xhejmsin nga Laçi (FOTO)

Feb 1, 2016 | 19:31
SHPËRNDAJE

Lëvizje befasuese në orët e fundit të merkatos. Klubi i Skënderbeut ka arritur një marrëveshje me Laçin për të marrë sulmuesin nigerian, Xhejms Adeniji.

Laci-Partizani-1-1-Xhejms-ne-dyluftim-470x314

Nuk dihet ende nëse lojtari është shitur nga kurbinasit drejt korçarëve, por tashmë është fakt se akordi mes drejtuesve është arritur.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë dy klubeve, konfirmojnë ekskluzivisht lajmin.

Ndërkohë, gazeta ka kontaktuar pak më parë sektorin e garave në FSHF, që ka bërë të ditur se ende nuk është zyrtarizuar federimi i lojtarit, por kjo pritet të bëhet në orët në vijim. Merkatoja mbyllet sot në orën 24:00.

Më shumë lexoni në “Panorama Sport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura