Shqiptari bën masakër në Francë, ekzekuton një person me thikë dhe plagos një tjetër

Aug 22, 2018 | 18:30
SHPËRNDAJE

Një vrasje me një autori një shqiptar raportohet se ka ndodhur në Francë orët e vona të së martës. Media franceze “France Bleu” raporton në versionin online se krimi ndodhi në lagjen “Rose Vineyard” në komunën “La Roche-sur-Yon”, rreth orës 22:30.


Një shqiptar (identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije) goditi me thikë në rrugë dy persona, shtetësia dhe identitet e të cilëve nuk bëhen me dije. Një prej tyre ndërroi jetë në vend, pavarësisht se ekipet e emergjencës shkuan shpejt në vendngjarje. Ndërsa personi tjetër i plagosur u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Bleu Frajnce

Shqiptari u arrestuar disa momente më vonë.

Sipas dëshmive të para, vrasësi dhe viktima ishin në konflikt për më shumë se një vit pas shitjes së një makine. Natën e kaluar, ata u takuan rastësisht në lagjen Rose Vineyard. Megjithëse sherri para vrasjes ndodhi para disa dëshmitarëve, rrethanat mbeten ende të paqarta.

Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Një autopsi pritet të kryhet këtë pasdite në trupin e viktimës, për të përcaktuar goditjet që shkaktuan vdekjen.

Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Sa për të plagosurin, ai është qëlluar në fyt dhe bark. Ndonëse lëndimet e tij kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pyetjet e para nga hetuesit për autorin pritet të zhvillohen këtë pasdite, në prani të një përkthyesi, duke qenë se autori është me origjinë shqiptare.

/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura