E ftonte si “krimineli që drejton Kavajën”, Paloka i nxjerr Ramës videon me Roshin

May 22, 2018 | 20:15
SHPËRNDAJE

Nenkryetari i PD, Edi Paloka, i pergjigjet kryeministrit Edi Rama me nje video dhe i tregon rastet e sic thote ai, “krimineleve qe ka mbrojtur”. Paloka ka postuar nje video ku para disa muajsh Rama ka folur per te akuzuarit ne partine e tij si kriminele.

Ne kete video, Rama ka qene ne Kavajë duke shpërndare karta anëtarësimi ku nuk shmangu batuat për kryebashkiakun Elvis Rroshi, duke e cilësuar atë si krimineli që drejton Kavajën, batuta që kryeopozitari Basha i ka cilësuar si sfidë ndaj ligjit të dekriminalizimit.

Rama-roshi

POSTIMI I PALOKES:

Personazhe si Rama eshte e veshtire edhe ti konceptosh dhe ti trajtosh si qenie me ndergjegje lere pastaj te presesh dhe dinjitet njerzor prej tyre.

“Sinqerisht pyes veten ne se Lulezimi dhe shqupataret e tij jane te deshperuar e te pacipe si ngahera…” ka shkruajtur .

Pra ne jemi ata qe paskemi dal bllof gjate ketyre viteve “te deshperuar e te pacipe si ngahera”…

Ky eshte ai i avioneve “mushkonja”, eshte ai qe mori ne mbrojtje me rradhe gjithe te inkriminuarit “rilindas” qe pastaj i plasen ne dore me rradhe nga Roshi tek Tahiri.
Me te njejtat batuta bajate dhe ngerdheshje prej palacoje te zhgjyer.
Shiheni ne nje nga zhgerdheshjet e tij.Mjafton jo vetem per te kuptuar se kush eshte i pacipi dhe i deshperuari, por edhe se si eshte fundi i atyre qe ai merr ne mbrojtje .

c7a2cf48-d782-4cc2-92a0-8d13c77270ff

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura