E frikshme, zjarrfikësit e Selenicës luftojnë me zjarrin me çanta shpine

May 22, 2018 | 21:14
SHPËRNDAJE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës bashkinë Selenicë pasi ka futur në strukturën e shërbimit zjarrfikës 14 punonjës, në një kohë që kjo bashki nuk ka asnjë makinë zjarrfikëse dhe as pompa.

fiksiii-2-800x450

Që prej janarit të këtij viti me miratimin e qeverisë Bashkia Selenicë, duhet të ngrinte strukturën e shërbimit zjarrfikës. Në prill u miratua kjo strukturë me 14 punonjës të cilët paguhen për një punë që nuk ofrohet për qytetarët. Bashkia Selenicë nuk disponon asnjë infrastrukturë për shërbimin e zjarrfikëses pasi nuk ka as zyra, as mjetet e nevojshme.

Gazetarët e Fiksit iu drejtuan shefit të shërbimit zjarrfikës Petrit Çarçanit për të marrë një përgjigje se ku konsiston puna konkrete e punonjësve. Ai tregoi për Fiksin se kjo strukturë është ngritur në prill të këtij viti me vendim të këshillit bashkiak. “Ne nuk kemi asnjë mjet të domosdoshëm për të ofruar shërbimin zjarrfikës në Bashkinë Selenicë, kemi vetëm disa çanta shpine , por që për momenti nuk i kemi këtu” . Sipas z Çarçani punonjësit këtë periudhë që janë paguar kanë bërë takime me barinjtë për të parandaluar zjarrin. Po ashtu jemi marrë edhe me rregullimin e zyrave të cilat i kemi marrë me qira.

Fiksi iu drejtua edhe kryetarit të Bashkisë Selenicë, Përparim Shametaj për strukturën e shërbimit të zjarrfikësve. Ai pranoi se këta punonjës marrin pagat dhe se presin një mjet nga kryetari i Bashkisë Vlorë. “Punonjësit e shërbimit zjarrfikës bëjnë trajnime, kanë çanta shpinë të cilat shërbejnë në raste emergjencë”, tha Shametaj./TCH/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura