E frikshme, shikoni si dallga gjigande shkatërron pallatin (VIDEO)

Nov 19, 2018 | 15:06
SHPËRNDAJE

Ky është momenti i frikshëm kur një dallgë gjigante shkatërroi ballkonet e një pallati. Dallga arriti deri në katin e tretë të apartamenteve bregdetare në ishullin e Tenerife-s.

ballkon

Në videon e publikuar nga mediat e huaja shfaqen dallgët e mëdha që godasin me shpejtësi bllokun e apartamenteve në qytezën Mesa del Mar, në pjesën veriperëndimore në ishullin spanjoll.

“Daily Mail” shkruan se afro 65 apartamentet të dy blloqeve rrezikohen të shkatërrohen nga dallgët, dhe për këtë arsye janë evakuuar banorët.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura