E frikshme/ Sëmundja misterioze prek pasagjerët, avioni nga Dubai futet në karantinë

Sep 6, 2018 | 10:54
SHPËRNDAJE

Një aeroplan që mbërriti nga Dubai ndodhet në karantinë në aeroportin JFK të Nju Jorkut pas njoftimeve se një sëmundje misterioze ka prekur disa pasagjerë.

avioni

Në njoftimet fillestare u tha se numri i personave të sëmurë që udhëtonin me linjën Emirates ishte rreth 100, por deklaratat pasuese nga kompania e kanë ulur atë në 10. Rrjeti televiziv ABC News raportoi se tre persona janë dërguar në spital.

Administrata e presidentit Trump tha se po e mbikqyr incidentin.

“Jemi duke e monitoruar situatën dhe Presidenti po informohet me të rejat rreth situatës sapo ato janë në dispozicion”, tha zëvendës sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Lindsay Walters.

Linja ajrore Emirates bëri të ditur se udhëtarët janë nën kujdesin e autoriteteve lokale shëndetësore. Disa pasagjerë kanë postuar imazhe të makinave të policisë dhe ambulancave të rreshtuara në pistën e aeroportit si dhe veten duke matur temperaturën e trupit. Aktualisht aeroplani po mbahet larg terminalit të pasagjerëve. VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura