E frikshme/ Ariu zbret në Klos, banorët të tmerruar tregojnë rrezikun që u kanoset

Nov 7, 2019 | 15:07
SHPËRNDAJE

ariu-ne-klos

Në fshatin Unjatë të Klosit kohët e fundit është shfaqur ariu i murrmë. Gjimnazistë që zhvillojnë mësimin pasdite në shkollën 9 vjeçare “Tahir Hoxha” e ndeshin çdo natë kur kthehen për shtëpi.

Edhe pse me frikë u duhet ta bëjnë këtë rrugë pasi godina e shkollës Shaban Collaku” ku bënin mësimin më përpara i është nënshtruar rikonstruksionit. Prindërit e fëmijëve kanë ngritur alarmin për rrezikun nga kafshët e egra.

“Kemi probleme se na është shfaqur ariu, në mes të fshatit”, tha nje banor.

“Ujku arusha, bagëtinë, misra, robt gjatë rrugës, është bërë shumë e frikshme”, tha nje tjeter.

“Ka lëvizur ariu ka qenë te xhaxha im dhe kishte ngrënë misër kishte prishur kopshtin. Edhe rezervuari janë gjurmët e ariut. E kanë parë”, tha nje nxenes.

Gjurmët e ariut të murrmë janë kudo. Sapo bie nata zbresin në fshat për ushqim.

Për shkak të mungesës së rrugës, furgoni i transportit i lë këta fëmijë shumë larg banesës, dhe duhet të ecin në këmbë përreth 1 orë mes maleve. Përveç lodhjes ë rrugës duhet të përgatiten edhe për ndonjë takim me ariun./abcnews.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura