E frikshme ajo që po u ndodh aktoreve pornografike, shkon në 5 numri i të vdekurave

Jan 20, 2018 | 15:12
SHPËRNDAJE

Një tjetër aktore e filmave për të rritur është shuar në moshën 23-vjeçare. Ylli i filmave porno, Olivia Lua, ndërroi jetë ndërkohë që gjendej e shtruar në qendër rehabilitimi.

“Ka patur shumë komente kohët e fundit për numrin e yjeve për filma për të rritur që kanë ndërruar jetë gjatë këtij viti dhe me hidhërim të madh na duhet t’ju informojmë që lista është zgjeruar. Sot mësuam se Olivia Lua ka ndërruar jetë në mëngjes, shpirti i saj u preftë në paqe”, shkruante Agjencia e saj në një deklaratë “LA Direct Models”.olivia-1-711x445

23-vjeçarja mësohet se nuk po punonte përgjatë muajve të fundit, për shkak të problemeve personale. Ndërkohë kujtojmë se olivia është e pesta aktore e filmave porno që vdes në më pak se dy muaj, pas August Ames, Shula Stylez, Olivia Nova dhe Yuri Luv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura