E fejuara humbi jetën me familjen në rrënojat e tërmetit, Greg Rama dedikim prekës: Zemra e një mashkulli…

Dec 6, 2019 | 12:46
SHPËRNDAJE

IMG_20191129_092434-360x270

Pak orë pasi Shqipërinë e kishte goditur tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe po rritej pak nga pak numri i viktimave, përmes një postimi në Instastory, djali i kryeministrit Rama, Gregu shkruajti se kishte humbur një person të afërm dhe familjen e saj nga tërmeti në Durrës. Bëhej fjalë për Kristi Reçin e cila humbi jetën në rrënoja me prindërit dhe vëllanë.

Media italaine dhe ajo amerikane shkruan më pas duke e cilësuar vajzën e re si të fejuarën e djalit të kryeministrit, lajm që e kishin konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë.

Vetë Rama kur u pyet dy netë më parë nga gazetari italian në emisionin “Porta e Porta” të Bruno Vespës, e pranoi për herë të parë se Kristi ishte fejuara e djalit të tij Gregor Rama. Ai tha se nuk reagoi publikisht për këtë, pasi të gjithë viktimat e tërmetit ishin njësoj për të.

Ndërsa Gregu, ka bërë një tjetër postim pak orë më parë në Instagram, ku ka vecuar një nga shprehjet në anglisht të Van Gogut.

Zemra e një mashkulli i ngjan shumë detit, ka stuhitë e tij, ka baticat e tij dhe në thellësi ka xhevahirët e tij gjithashtu.

van

rama-greg-dhe-reci-730x440

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura