E fejojnë familjarët, adoleshentja zhduket me djalin që njohu në FB

Jun 28, 2016 | 16:03
SHPËRNDAJE

Kjo është 17 – vjeçarja Ledia Rredhi, e cila prej një muaji është larguar nga shtëpia. Familjarët e adoleshentes nga Marinza e Fierit dyshojnë se shkak është bërë fejesa e vendosur prej tyre.

Ledia Rrethi, adoleshentja e larguar nga shtepia
Ledia Rrethi, adoleshentja e larguar nga shtepia

Pas largimit nga shtëpia, 17 – vjeçarja ka telefonuar disa herë, por pa treguar emrin e personit me të cilin jeton. Prej tre javësh, prindërit e saj nuk kanë marrë më asnjë telefonatë, raporton “Klan TV”.

Kërkimet e policisë, sipas familjarëve, janë ndërpresë duke shtuar me shumë frikën për fatin e vajzës.

Ledia Rredhi është nxënëse e viti të dytë të gjimnazit, por e kishte braktisur shkollën disa ditë përpara se të largohej nga shtëpia.

Ajo është larguar me një person që ka njohur në “Facebook”. Familjarët kanë bërë apel që ajo të kthehet në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura