E emëroi Agim Kajmaku, prokuroria sekuestron celularin e nënkryetarit të Bashkisë Vorë

Nov 16, 2019 | 14:15
SHPËRNDAJE

agim-kajmaku

I sekuestrohet telefoni nënkryetarit të Bashkisë së Vorës, Gentian Picari. 

Ky i fundit është emëruar në postin e nënkryetarit nga ish kryebashkiaku i shkarkuar  Agim Kajmaku, ditet e fundit te detyres.

KQZ e shkarkoi Kajmakun për shkak se Prokuroria arriti te vërtetonte se ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Agim Kajmaku është shpallur në kërkim prej disa ditësh, por nuk dihet vendndodhja e tij.

Pasi KQZ e shkarkoi, Kajmaku u zbulua se ai vetë kishte shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë, duke emëruar në këtë post vetëm Gentian Picarin.

Ky i fundit ka bërë kërkesë ne Prokurori që t’i rikthehet celulari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura