E ëma ia besoi djalin biznesmenit, ai e përdhunoi/ Drama në familjen shqiptare

Sep 5, 2018 | 2:00
SHPËRNDAJE

Detaje të reja raportohen nga mediat greke lidhur me arrestimin e një 31-vjeçari paksistanez, pas denoncimit të një të mituri shqiptar.

Sipas mediave helene: Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Sofiko të Korinthiasit, ku nëna e shqiptarit ia kishte besuar në punë djalin e saj 31-vjeçarit.

Prothema

Gruaja jetonte në Megara, një qytet historik në zonën e Atikës. Ajo e dinte që 31-vjeçari pakistanez punonte në një biznes që punësonte të huaj dhe i kërkoi atij që të merrte edhe djalin 14-vjeçar për të bërë punë sezonale.

Por, në të gdhire të së premtes, i mituri i tha të ëmës që pakistanezi e kishte përdhunuar në shtëpinë ku ata jetonin.

Menjëherë nëna shkoi në Korint ku bëri edhe denoncimin. Si pjesë e hetimeve, fëmija iu nënshtrua edhe një ekzaminimi mjeko-ligjor, që arriti në përfundimin se fëmija kishte shenja azbuzimi seksual.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbardhur nëse i akuzuari ka qenë apo jo më parë i përfshirë, por gjithashtu nëse persona të tjerë të punësuar në këtë biznes janë të ligjshëm dhe në çfarë kushtesh punojnë.

***

3/9/2018 – Fëmija shqiptar denoncon: Më përdhunoi një burrë, arrestohet pakistanezi

Një fëmijë shqiptar në Korint të Greqisë raportohet se ka kallëzuar një dhunim seksual ndaj tij.

Sipas mediave greke, një 31-vjeçar nga Pakistani u shoqërua në Prokurori, pas kallëzimit të bërë nga fëmija 14 vjeç.

Greqi

Hetimi paraprak do kryhet nga Departamenti i Sigurisë së Korintit, raportojnë mediat helene, pa dhënë shumë detaje lidhur me ngjarjen.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura