E ëma e vajzës që u bë imazhi i ISIS: Kam lindur një monstër. S’e dua më jetën

Nov 27, 2015 | 15:28
SHPËRNDAJE

E bija iu bë imazhi i Shtetit Islamik dhe fytyra e saj publikohet në ato uebsajte ku joshen të rinjtë për t’u bashkuar me ISIS.

Tani, nëna e dëshpëruar e Fatima Dzhafarova, 20 vjeçares ruse, rrëfen me zemër të thyer se vajza që ajo ka lindur e rritur është një monstër.

monster

“Më mirë të mos jesh e gjallë se sa të jesh nëna e një terroristeje. E kupton që ke lindur një monstër”.

Sipas “Daily Mail”, Shakhla Bochkaryova, ka rrëfyer përpjekjet që e bija të mos bashkohej me xhihiadistët e ISIS-it.

Ajo madje e ka lidhur të bijen në radiatorin e apartamentit, kur një ekstremist islamik i propozoi të bëhej gruaja e katërt.

“Por ajo më tha ‘vëllezërit tanë do vijnë të vrasin njerëzit si ti, jobesimtarët. Do ua presin kokën me thikë. Zemra ime do shpërthejë nga gëzimi’. E pashë dhe nuk shihja më fëmijën tim. Ishte thjesht një krijesë pa shpirt, pa mendime e pa zemër”.

Kur ishte më e vogël, ajo ishte e fiksuar pas modës, thotë mamaja e Fatimas, e cila mësohet se ka pasur një fëmijëri normale, me një nënë myslimane jo-praktikante, dhe babai dhe njerku, ortodoksë jo-praktikantë.

Kur shkoi në universitet, ndryshoi gjithçka. Nuk donte të festonte Krishtlindjet dhe shkatërroi pemën simbol të festës. Nisi të mbulohej dhe nuk ia kthente telefonatat të ëmës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura