E ëma e Ronaldos hedh “bombën”: Në futboll ka një mafia, nëse biri im do ishte spanjoll ose anglez…

Nov 2, 2019 | 10:00
SHPËRNDAJE

E ëma e Kristiano Ronaldos, Dolores Aveiro ka shpërthyer në nje deklaratë që ka dhënë për mediat, e cila është komentuar jo pak në Portugali dhe jo vetëm.

sic noticias

Ajo akuzon se mafia e futbollit ka penalizuar djalin për të fituar më shumë “Topa të Artë” dhe vazhdon më tej duke thënë se nëse do ishte anglez ose spanjoll do të kishte më shumë çmime.

“Ekziston një mafia dhe është fjala e duhur për ta përkufizuar. Nëse nuk do të kishte një mafia në futboll, djali im do të kishte më shumë ‘Topa të Artë’. Nëse shikoni atë që ka ndodhur, do ta kuptoni se është për shkak të mafias. Nëse ai do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do t’i bënin atë që i bënë atij. Por ai është portugez nga… Madeira. Nuk e di nëse do ta marrë ai këtë vit këtë çmim, por e besoj. E meriton në bazë të asaj çka ka bërë këtë sezon”, ka thënë e ëma e yllit portugez.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura