E ëma e Matilda Makoçit flet për nipin: Gregori, pika ime e dobët (video)

Dec 8, 2017 | 18:57
SHPËRNDAJE

E ëma e aktores së famshme, Matilda Makoçi, ka rrëfyer disa detaje të veçanta nga jeta e saj në Report Tv.

Mari Makoçi, ish-folëse në RTSH, ishte në një intervistë ndryshe në emisionin ‘Rreze Dielli’, ku i tregoi gjithë publikut shqiptar se jo vetëm një zë i dashur në radio, por është dhe një zonjë e vërtetë në kuzhinë.

Mari tregoi se gatimi është gjëja e parë që e preokupon dhe se mendon që një ditë para për të.

Më tej, ajo zbuloi pikën e saj më të dobët, që është pikërisht nipi Gregor. Ky i fundit është edhe personi që e pëlqen më shumë gatimin e Marit. “Nipi im i dashur, pika ime e dobët, Gregori, ma pëlqen më shumë gatimin. Më thotë për çdo gjë “të lumshin duart”.

Është i veçantë Gregori. Edhe Matilda gatuan. Tani interesohet shumë për gatimin, se më parë jo”, theksoi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura