E ekzekutuan sot në Rrëshen, viktima ‘ushtar’ i Met Kananit. Si shpëtoi nga atentati para 3 muajsh

Aug 12, 2019 | 12:15
SHPËRNDAJE

Viktima e ekzekutimit te sotem ne Rreshen, shtetasi me dy emra, Armando Gjini, njohur edhe si Tonin Gjini nuk eshte emer i panjohur per policine. 

tonin armando gjini

Emri i tij rezulton mes personave te arrestuar ne Shqiperi, ne kuader te operacionit policir te koduar “Precizioni”, pas ndalimit te Met Kananit ne Turqi. Viktima e sotme njihej si “ushtar” i Met Kananit, baronit te drogës, pergjegjes per shkëmbimin e kanabisit nga Shqipëria me heroinë nga Turqia.

Nderkohe qe vetem tre muaj me pare automtetit te tij iu vendos tritol, por ai mundi ta diktonte ekzplozivin, duke i shpetuar keshtu atentatit.

 

precizioni

 

Vendosja e tritolit ne makine/ 

Në maj të 2019, Armano (Tonin) Gjini pa se ne makine i kishin vendos nje sasi të konsiderueshme tritoli.

Ai njoftoi policine dhe ne vend nderhyne Forcat Xheniere nga Tirana, ku bënë të mundur shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse.

gjini

Operacion Precizioni/ Emrat e të arrestuarve në Shqipëri:

1. Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

2.    Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.

3.    Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.

4.    Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

5.    Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.

6.    Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.

7.    Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.

8.    Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.

9.    Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

10.    Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.

11.    Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.

12.    Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

13.    Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura