E ekzekutuan në pritë pranë banesës, ja dy pistat ku po hetohet

Jan 20, 2016 | 13:05
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Babai i dy fëmijëve që u ekzekutua në pritë pranë banesës nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë.

Hetimet e policisë për ekzekutimin e 45-vjeçarit janë përqendruar në dy pista, atë të ndonjë konflikti të mundshëm të viktimës me persona të tjerë dhe ndonjë hakmarrje për shkak të punës së vëllait të tij, efektiv policie në komisariatin e Krujës.

Zyrtarisht policia është e rezervuar të shprehet, pasi hetimet sapo kanë nisur, ndërkohë që nuk flitet ende asgjë për autorin apo autorët që e vranë me armë.

Ngjarja

Një 45-vjeçar është vrarë mbrëmë në darkë me armë zjarri, teksa kthehet në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshëm në Krujë, por lajmi u mësua vetëm mëngjesin e sotëm.

vrasje_3

Policia njofton se shtetasi Fatmir Pula 45 vjeç, u gjet i vrare me arme zjarri në fshatin Zezë, Krujë, në rrugë.

Viktima
Viktima

Ai ka qenë në këmbë, duke u kthyer në shtëpinë e tij, kur persona ende të paidentifikuar, që duket e kishin ndjekur që më parë e kanë qëlluar me armë.

Fillimisht u tha se ishte qëlluar me automatik, por nga këqyrja e trupit policia njofton se ai ka marrë 4 plumba pistolete. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura