“E dua zemrën time kur ti e prek”, Genta Ismajli i shpreh dashurinë biznesmenit turk me vargjet më të bukura

Jan 15, 2020 | 11:07
SHPËRNDAJE

Genta Ismajli gjithmonë e ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes së mediave.

Por dashuria që ka për biznesmenin turk nuk e ka lejuar këtë herë, pasi këngëtarja nuk rresht së treguari sa shumë e do me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo i thuri vargje dashurie biznesmenit turk Husen.

“I dua sytë e mi kur ti i shkon. E dua emrin tim kur ti e thërret. E dua zemrën time kur ti e prek atë. E dua jetën time kur ti je në të,”- shkroi ajo, ndërsa postimin e shoqëroi me një foto ku Husen i puth dorën dhe Genta po buzëqesh.

I dashuri gjithmonë e surprizon këngëtaren me dhurata të shtrenjta dhe pjesën me të madhe të kohës e kalojnë duke udhëtuar bashkë.

Genta gjithmonë ndan me fansat momente nga lumturia e saj përkrah Husen.

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura