“E dua shumë”- Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj zyrtarizojnë lidhjen dhe nisin bashkëjetesën

Jul 11, 2020 | 21:49
SHPËRNDAJE

Romanca mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt është në qendër të vëmendjes së mediave. Pasi u ndanë në fund të vitit të kaluar, ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit më të dashuruar se kurrë.

Madje kanë vendosur ta çojnë marrëdhënien e tyre edhe një hapë më tej. Burime për GSH raportojnë se Jonida Maliqi dhe aktori i humorit kanë nisur bashkëjetesën në shtëpinë e këngëtares.

Së bashku edhe me çiftin jeton edhe djali i Jonida Maliqit, Dan.

Këngëtarja në një video në “Instagram”, zbuloi se tashmë Romeo jeton me të.

Në video, ajo duket teksa e shqetëson Romeon ndërkohë që ai është punon në sallon. E duket se fjala magjike për ta larguar që aty është “Të dua”.

Jonida Maliqi dhe aktori kaluan fundjavën në jug të vendit. Duket se tashmë lidhja e tyre është zyrtarizuar edhe pranë familjarëve, duke u konsoliduar kështu si çift.

Gjatë një interviste në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Romeo u pyet se çfarë ndjen për këngëtaren.

“Po ti sa shumë e do Jonidën?”- e pyeti moderatorja Alketa Vejsiu.

“Po më po, ndonjëherë shiu që bie. Sa shumë e dua? E dua shumë Jonidën. Kam hapur edhe dy faqe Jonida Fan Page. Ajo i ka këngëtare fantastike realisht, është këngëtare shumë e mirë, e do e gjithë Shqipëria. Bravo të qoftë, vazhdo kështu,”– u përgjigj Romeno Veshaj.

 “Po e do e gjithë Shqipëria,”- shtoi vëllai i tij.

Gjatë intervistës në ekran u shfaq një foto e Jonida Maliqit me dekolte të hapur.

Romeo kërkoi që regjia ta hiqte foton dhe të shfaqte imazh ku këngëtarja ishte me golf.

“Ua se kisha parë ndonjëherë kaq të madhe. Një foto me golf, më nxirrni një me golf. Jonida shoqja ime, mikesha ime, jemi shumë miq mbi të gjitha. Flasim për jetën me njëri-tjetrin. Për më tepër mund të pyesni Jonidën, ajo i di më të detajuara. Jemi miq të mirë, shumë shokë,”- u shpreh ai.

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura