“E dua gruan time, por nuk ndaloj dot së menduari për…”- Babai i tre fëmijëve tregon situatën e sikletshme në të cilën gjendet

Mar 6, 2021 | 21:24
SHPËRNDAJE

Një bashkëshort dhe baba i një vajze në të njëjtën kohë, vendosi të flasë pa dorashka për pëlqimin që ka për mësuesen e të voglës së tij, duke rrëfyer të gjithë historinë për “Dear Deidre”, nga “The Sun”.

tradhti

Vitin e fundit jam fiksuar pas mësueses së vajzës sime e cila është në shkollë fillore.

Zakonisht e shihja pak tek porta e shkollës ose kur zhvilloheshin mbledhje me prindër. Por pas izolimit, ajo shfaqej në ‘Zoom’ çdo ditë dhe kjo i ka përkeqësuar gjërat.

Ndonjëherë lexoj në orën e mësimit vetëm që ta shikoj atë. Është qesharake.

Unë jam 35 vjeç, i martuar dhe me tre fëmijë. Por nuk mund të ndaloj së menduari për këtë grua, edhe pse ajo ka një të dashur, dhe unë e dua gruan dhe fëmijët e mi.

Ajo kurrë nuk ka bërë asgjë për të më treguar se ka ndonjë interes për mua”.

“Dear Deidre” u përgjigj:

Kjo gjë tregon se ti ndihesh i paplotësuar. Ne mund të mendojmë se njerëz të tjerë janë më tërheqës kur jemi në një marrëdhënie, por ajo që ka rëndësi është nëse veprojmë sipas këtij mendimi.

Ndoshta ju duhet të punoni shumë që marrëdhënia me bashkëshorten të jetë gjithçka doni, t’ju japë emocion dhe të përfshijë intimitet. Kjo do ju ndihmojë që të mos kërkoni asgjë tek dikush tjetër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura