E drejta TV një mister, FSHF zvarrit vendimin

Aug 5, 2022 | 20:32
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ekzekutiv u diskutua edhe për çështje të tjera. Për sa u përket të drejtave televizive të Superiores, Kategorisë së Parë, Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës së Shqipërisë, nuk është marrë ende asnjë vendim, duke e lënë një mister këtë pjesë, ashtu siç thuhet edhe në njoftimin e FSHF-së:

fshf_tryeza_klubet_sponsorizim_duka_shulku-scaled

“Komiteti Ekzekutiv u informua nga komisioni i ekspertëve në lidhje me procesin e shitjes së të drejtës televizive të kampionatit ‘Abissnet Superiore’, Kupës së Shqipërisë, Superkupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Parë për territorin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas informacionit të detajuar që u përcoll nga Komisioni, KE i ngarkoi detyra për hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqen për finalizimin e procesit”, shkruhej në njoftim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura