E drejta televizive në Superiore, ja sa është shuma që përfiton Tirana

Aug 4, 2018 | 20:12
SHPËRNDAJE

Kthimi i Tiranës në Superiore ishte një lajm i madh për vetë futbollin shqiptar dhe klubin bardheblu. Gjithsesi, problemet financiare kanë trazuar jo pak ekipin këto dy sezone, edhe pse këtë vit pritet ndryshimi i madh. Tirana është e diskriminuara e sezonit, sepse do të marrë më pak para nga e Drejta Televizive që shpërndan transmetuesi i ndeshjeve dhe federata.

Tirana2

Mësohet se bardheblutë do të marrin rreth 50 mijë euro, një shumë, pak më e vogël se ajo që kanë marrë sezonet e shkuara në Superiore. Shkak është formula e shpërndarjes të së Drejtës TV, e cila u jep shumë pak para skuadrave që vijnë nga Kategoria e Parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura