“E dinte e gjithë zona, foto ishin shpërndarë dhe nuk fliste askush”- rrëfehet vëllai i 15-vjeçares: Video më erdhi dhe mua. E kanë abuzuar në grup, e merrnin me makinë nga shkolla

Jun 1, 2020 | 12:44
SHPËRNDAJE

Detaje të tjera të rënda janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur javën e kaluar, ku një 15-vjeçare rrëfeu se ishte abuzuar seksualisht nga 65-vjeçari Abaz Doku, roja i shkollës në Babrru, aty ku vajza studionte.

Vëllai i saj ka bërë të ditura të tjera detaje tronditëse ku tha se foto e të miturës së abuzuar ishin shpërndarë në të gjitëh zonën e pavarësisht kësaj askush nuk reagonte.

dhune gra

I ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur”, ai tha se kishin dëgjuar fjalët që qarkullonin në lagje, por historinë e kishte besuar pasi  video i kishte shkuar edhe atij vetë.

I riu tregon se e motra ishte abuzuar në grup nga 65-vjeçari dhe tre personat e tjerë, të cilët e merrnin me makinë nga shkolla dhe e dërgonin në një magazinë të vjetër, rreth 2 kilometër më larg.

Familja e tij është në rregull, por ky jo. Kur kanë dalë foto kemi takuar djalin e tij. Na vinin fjalë, qarkullonin fjalë në lagje se ky filloi duke shkuar parrulla në 2 të mëngjesit, por i besuam kur pamë fotot.

Motra nuk fliste kur e pyesnim, tani në fund ka treguar të gjithë të vërtetën dhe në komisariat. Mua më mbërriti video dhe në telefonin tim dhe u zura me motrën. Ajo doli dhe kërkoi ndihmë nga një patrullë, aty u arrestua 65-vjeçari dhe më pas të tjerët ditën tjetër. Videot ja kanë bërë fshehtas. Motrës nuk i kanë shkuar videot se nuk ka pasur telefon.

Abuzohej gjatë paradites, aty e merrnin me makinë, roja ja çonte të tjerëve me makinë. Na ka marrë dhe mësuesja në telefon që kishte munguar një javë, por ajo nuk tregonte vetëm qante. Nuk fliste me ne sepse i kishin bërë presion që do të shpërndajmë foto nëse flet me njeri. Familjen e tij e kemi lajmëruar që prej një muaji. Ata e besuan djali i tij e dinte, e ka nxjerrë nga shtëpia. Ai vetë thoshte që kanë qenë djemtë të tjerë dhe jo ai.

Motra ka treguar se e kanë abuzuar në grup, fillimisht roja pastaj të tjerët. Ky i shtynte. Këto veprime janë bërë në një magazinë rreth 2 kilometër larg nga shkolla. E kanë marrë me makinë. Ngjarjen e dinte e gjithë lagjja, shkolla e gjithë zona. Këtë e kanë denoncuar edhe banorë të tjerë më parë, por nuk është marra parasysh sepse rrinte bënte muhabet me patrullën”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura