“Dhimbje në çdo pjesë të trupit”- Pozitiv me koronavirus, flet Skënder Brataj: Entuziazmi për t’i treguar sa më shpejt njerëzve ç’të bëjnë, na mori më qafë

Mar 24, 2020 | 23:23
SHPËRNDAJE

Shefi i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv në testin e parë ndaj koronavirusit, tha se e priste një gjë të tillë, si pasojë e kontakteve të shumta.

Në një lidhje me Skype për “Opinion”, Brataj u shpreh se janë bërë trajnime me mjekët për përballimin e situatës, ndërsa shtoi se nxitimi për t’i treguar njerëzve sa më shpejt se çfarë duhet të bëjnë “na mori më qafë”.

skender_brataj

Ai u ka bërë edhe njëherë apel qytetarëve që të respektojnë masat e marra dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Qytetarët e dinë se kjo betejë e padukshme kërkon të bëhemi ne të padukshëm. Distancomi social i shërben dhe fakti që ne jemi pozitiv, nuk e dimë, por nuk do të infektonim të tjerët. Edhe nëse do marrim masa, nëse do na shfaqen simptomat, duhet të tregojmë kujdes të mos shkojmë për vizita, sidomos te gjyshërit dhe prindërit. Shoh njerëz gjithandej, nëpër tarraca, grupe njerëzish. Kjo është e keqja më e madhe sepse deri sa nuk e di, të duket sikur nuk do të ndodhë. Jo që unë nuk e dija, sepse kam pasur shumë kontakte, duke veshur personelin mjekësorë, duke bërë trajnime dhe entuziazmi që t’i mësoje sa më shpejt njerëzit na mori më qafë vetë, për t’ja treguar sa më shpejt njerëzve se çfarë duhet të bëjnë, por këto janë rreziqet e profesionit”, u shpreh Brataj.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Çfarë ndodhi ekzaktësisht me ju?

Skënder Brataj: Dua të falenderoj në radhë të parë të gjithë shqiptarët për një solidaritet shumë inkurajues. Janë gjëra që ne i kemi sqaruar që në fillim të këtyre ditëve, që do të ketë forma të ndryshme. Forma të personave të prekur pa shenja, me shenja të lehta dhe me shenja të rënda. Mua më qëlloi kjo e mesit.

Në fillim të shtunën, pastaj të dielën pata një temperaturë të lartë, me kollë, dhimbje trupi sikur të ka rrahur njeri, dhimbje koke. Për fat të mirë e dominova me takipirinë dhe asprinën. Sot jam më mirë.

Fevziu: Filluan menjëherë dhimbjet apo janë graduale?

Skënder Brataj: Janë graduale. Po më shihnin të gjithë miqëtë e mi në intervistën ne Neës 24 para disa ditësh dhe më thanë që dukesha i lodhur. Ndjehej lodhja por që të shtunën nuk kisha rezistencë dhe ja hidhja fajin lodhjes se që nga 23 shkurti kemi fjetur 2 apo 3 orë. Të dielën filloi temperatura, dhimbja në ç do pjesë të trupit. Nuk rri do të këmbë, nuk rri dot shtrirë. Temperaturë kur kalon 39.5 nuk je i sigurt nëse e kontrollon dot, për fat të mirë e kontrollova. Duke qenë vetë mjek i mendon të gjitha si mund të shkojë. Shumë herë, shumë prej nesh e shohin veten nga ana e kurusesit.

Fevziu: Ju zgjati 48 orë?

Skënder Brataj: 48 orë me shenja të theksuara.

Fevziu: Si jeni tani?

Skënder Brataj: Tani kam kollë, temperaturë 37.5. Sot kam qenë në shtëpi duke bërë xhiro, më shumë me njerëzit duke ju kthyer përgjigje. Kjo është një betejë dhe ka edhe të papritura. Ne jemi linja e parë. Sado masa të marrim, sado të kujdesemi dhe kur je në linjën mund të ndodhi siç  më ndodhi mua ose siç  mund t’i ketë ndodhur edhe ndonjë kolegu tjetër. Unë jam mjek dhe detyrimisht kur je në linjën e parë mund të ndodhi të infektohesh.

Fevziu: Sa ditë do qëndroni në shtëpi?

Skënder Brataj: Dy javë, në radhë të parë për shëndetin dhe të mos rrezikoj të tjerët. Plus që teknologjia na lejon që të punojmë. Ne kemi bërë një sistem teknologjik të përsosur. Dua të falenderoj pa masë të gjithë stafin tim për atë që po kalon, me një profesinalizëm dhe përkushtim që rrallë e gjen në grupe prej 50 apo 100 vetësh.

Ne do të vazhdojmë punën, kjo është një betejë që nuk e dimë sa do të zgjasi, por për fat të mirë ajo shërueshmëria me 95 përqind qëndron akoma, format e lehta qëndrojnë akoma.

Fevziu: Ka një ankth të madh, një lloj stigme tek njerëzit, çfarë do ti thonit shikuesve?

Skënder Brataj: Qytetarët e dinë që kjo betejë e padukshme na kërkon të bëhemi ne të padukshëm. Distancimi social i shërben edhe faktit që mund të jemi pozitiv, nuk e dimë, por duke u izoluar të mos infektojmë të tjerë. T’i lënë vizitat. Mos të shkojnë tek prindërit dhe gjyshërit, sepse janë fasha më e rrezikuar. Shoh që grumbullohen para pallatit nëpër tarraca.

Ndoshta edhe për ne, entuziasmi që t’i mësonim punonjësve sit ë veprojnë, sit ë punojnë, si të vishen dhe si të zhvishen gjatë procesit të punës, na mori në qafë. Por këto janë rreziqet e zanatit dhe jemi koshientë për këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura