E dielë “e zezë”/ Tetë të plagosur dhe një humbje jete nga aksidentet rrugore në 4 qytete të Shqipërisë

Jan 24, 2021 | 22:44
SHPËRNDAJE

Tetë të plagosur dhe një i vdekur është ky bilanci i aksidenteve rrugore këtë të dielë.  

aksident-e-diele-vlore-korce-elbasan

Brenda pak orësh, janë regjistruar disa aksidente në rrugët e Shqipërisë.

Kështu, 6 persona u plagosën në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, ku në aksident u përfshi një autoambulancë dhe një makinë tjetër.

“Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore”, tha policia.

Pak minuta më vonë, në aksin rrugor Elbasan-Peqin u përfshinë në një aksident një makinë “Benz” dhe një mjet tip “Land Rover”, ku si pasojë i plagosur mbeti drejtuesi i Benzit, 37-vjeçari me iniciale V.R.

Ndërkohë në Vlorë, në rrugën Transballkanike u përplas një kalimtare, e cila u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Por nuk mbaron këtu, rreth orës 22:00 një tjetër këmbësor u aksidentuar për vdekje në rrugën Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas.

Edhe në këtë rast, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi  i ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura