“E di që s’do dorëzohesh kurrë”- Babai i Morena Tarakut shtrohet në spital, këngëtarja ndan pamjet prekëse duke e ushqyer: S’mund të kujdesem për ty, siç u kujdese për mua

May 8, 2020 | 10:42
SHPËRNDAJE

Babai i Morena Tarakut është shtruar në spital. Dhe këngëtarja, e cila gjithmonë ka treguar se ai është pika e saj e dobët, ka shkuar të kujdeset për të.

Morena ka ndarë me ndjekësit imazhe prekëse ndërsa kujdeset për babain dhe e ushqen.

Duke treguar këshillën që i dha babai, Morena u shpreh se e di që ai nuk do dorëzohet kurrë.

“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë,”- shkroi ajo.

Ndërsa shtoi se edhe se nuk mund të kujdeset aq sa babai i saj është kujdesur për të, e do po aq sa ai.

“Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”– tha Morena.

/Panoramaplus.al

  

             

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura