“E di që ju nuk i duroni ceremonitë, ndaj të mjaftohemi me foton”- Rama i dorëzon Merkelit medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes’, ja çfarë deklaroi Kancelarja

Sep 14, 2021 | 13:18
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vlerësuar sot në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Merkel e ka quajtur këtë vlerësim “një nder të madh” dhe i shprehu konsideratat kreut të qeverisë kur tha se “ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju”.

Ndërkohë që kryeministri Rama i shpjegoi dhe vlerën që ka kjo dhuratë dhe ky nderim.

“Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili e mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe “atleti i Krishtit”, si mbrojtës i krishterimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë”, u shpreh Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar pamjet nga momentet që i dorëzon medaljen në ambientet e Kryeministrisë, Rama shkuan:

“DANKE ANGELA? Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”.

BISEDA MES RAMES DHE KANCELARES MERKEL

Kryeministri – Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili e mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe “atleti i Krishtit”, si mbrojtës krishterimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do të mbaj fjalim këtu, se e di që ju nuk para i duroni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton.

Angela Merkel: Ju faleminderit shumë, jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju.

Kryeministri: Ju falemnderit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura