E dhunuan në Përmet pas akuzave se kishte marrë ryshfet, arbitrin Paco e kallëzojnë në Prokurori

Dec 13, 2017 | 18:10
SHPËRNDAJE

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Policinë e Gjirokastrës, ka bërë kallëzim në prokurori për arbitrin Albi Paco pasi dyshohet se ai më datë 10.12.2017, gjatë arbitrimit të ndeshjes së futbollit Përmeti–Këlcyra, ka ndikuar me veprimet e tij në rezultatin e ndeshjes në favor të skuadrës së Përmetit.

alvi paco

Arbitri Paco u dhunua nga disa lojtarë të Këlcyrës dhe stafi i këtij ekipi. Ndërkohë Komisioni i Disiplinës në FSHF e ka shtyrë për nesër vendimin për atë që ndodhi në ndeshjen Përmeti-Këlcyra, për të marrë dëshminë e të gjitha palëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura