E dhimbshme! Ndahet nga jeta edhe vajza 10-vjeçare e familjes Preka, pas aksidentit në Velipojë

Feb 21, 2018 | 21:29
SHPËRNDAJE

Ndahet nga jeta sot edhe vajza 10-vjeçare e familjes Preka, Noem Preka pas aksidentit tragjik qe ndodhi ne Shkoder-Velipoje.

“Ka nderruar jete para 20 minutash”, bejne te ditur burime zyrtare prane spitalit te Shkodres, raporton gazetari i “Panorama” Senad Nikshiqi.

Ndarjen nga jeta e konfirmon edhe dom Marjan Gega, famullitari i Velipojes permes nje statusi ne facebook.

“Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne. Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand!
Pushofsh ne Paqe Noemi!”

NOEMI

Nga aksidenti tragjik humbi jetën babai i saj, Edmond Preka, motra 5-vjeçare si dhe i vëllai 8-muajsh.

Në spital, vijon të jetë nëna e tyre Evisa Preka, e cila është e vetmja e mbijetuar nga kjo tragjedi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura