E DHIMBSHME/ Ditë e trishtë për trajnerin e Superiores, humb njeriun e shtrenjtë

Dec 2, 2020 | 10:40
SHPËRNDAJE

Trajneri i portierëve të Vllaznisë Ideal Lekiqi humbi sot babain e tij. Lajmi u dha nga klubi shkodran në faqen zyrtare, ku bën me dije se i ati i pjesëtarit të stafit teknik kuqeblu është ndarë nga jeta.
ideal-lekiqi
Lekiqi punon prej vitesh si trajner i portierëve te Vllaznia.

NJOFTIMI I VLLAZNISË

-NGUSHËLLIM-

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta babai i trajnerit të ekipit tonë Ideal Lekiqi. Klubi i Futbollit Vllaznia i qëndron pranë atij në këto momente të vështira duke i shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme e të dhimbshme të njeriut të shtrenjtë të tij!VLLAZNIAAA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura